Shpend Ahmeti komenton dorëheqjet në Vetëvendosje

Aktuale January 09, 2018 - 13:17

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas takimit të sotëm që pati me shefin e ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka folur edhe rreth dorëheqjeve të fundit që kanë ndodhur brenda Lëvizjes Vetëvendosje, raporton ‘Zëri.info’.

I pyetur rreth kësaj, Ahmeti ka thënë se vendimi për të qenë ose jo në pozitat drejtuese të partisë është vendim personal.

“Për mua është e drejtë e secilit se a do qe të mbajë pozitë udhëheqëse a jo”, ka thënë Ahmeti.

Megjithëkëtë Ahmeti ka pranuar se zhvillimet fundit në Vetëvendosje nuk mund të cilësohet krejt normale./ZERI