Veseli pro Speciales, ja çfarë thotë Haradinaj

Aktuale January 09, 2018 - 13:10

Pavarësisht se janë partnerë në koalicion, kryeministri Ramush Haradinaj e kryetari i kuvendit Kadri Veseli po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme sa i përket Gjykatës Speciale, raporton Zeri.info.

I pyetur rreth qëndrimit të Veselit i cili tha se nuk mund të ndalet Gjykata Speciale, Haradinaj tha se nuk ka koment rreth kësaj. Por bëri të ditur se qëndrimi i AAK-së është kundër kësaj gjykate.

“E kam lexuar letrën e Veselit, nuk kam ndonjë koment në këtë letër, nëse më pyesni mua dhe alenacën e dini, atëherë kemi votuar kundër, tash votojmë kundër”, tha Haradinaj pas një takimi që pati me të parin e Prishtinës sot.

Ndërkohë, ai foli edhe rreth raportimeve se i është refuzuar viza, me ç’rast tha se do të shkojë në ShBA atëherë kur t’i lëshohet ajo.

“Zyra ime ka aplikuar për vizë vërtet, nuk kam marrë përgjigje. Kur të ma japin,  shkoj”, ka shtuar ai. /ZERI/