Haradinaj kundër Veselit: Specialja zhbëhet në mbledhjen e radhës

Aktuale January 09, 2018 - 08:58

Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj i ka reaguar ashpër shkrimit të Kadri Veselit për Gjykatën Speciale.

I pari i Kuvendit kishte thënë se Specialja është gjëja më e dëmshme për Kosovën, por që ajo nuk do të mund të zhbëhet.

E me këtë s’po pajtohet Nasim Haradinaj.

Ai në facebook ka shkruar se Specialja do të zhbëhet në seancat e ardhshme të Kuvendit.

“Kadriiiiii eeeejj ” Luuuuli ” !!! Vonë dhe dëshpërueshëm paskëni shkruarë, porë hjekne nga mëndja se ju jeni ai “baba”, pra shpëtimtari i “Specialës”…! Ajo do zhbëhët në mbledhjetë e radhës, qe do i këni në parlament”, ka shkruar Haradinaj.

“Të pa burrat kanë deshtuarë gjdo herë, ne i kemi kryerë testetë, ju testoni ata të pa testuaritë dhe të shituritë për poste e çertifikata veteranësh , zhurmaxhinjtë: Buzhala e Zeka kanë misionin e tyre,që i bashkojë më në fund porë, se a është i ngarkuarë dhe nga kushë,do shifetë ma vonë ….!!??”, ka thënë nënkryetari i OVL-UÇK.

Ai ia ka kujtuar edhe një thënie kryeparlamentarit, duke i thënë indirekt se nuk është burrë.

E krejt në fund ka përdorur shprehjen “ciu ciu”, që Veseli e kishte përmendur disa herë në Kuvend.

“Prandaj përtejë asajë fetarës dua të shërbehëm me nji thanjë të pleqëve kurë thoninë : ” Burri çë nukë mundë e mbanë “abdesin” se meriton me hy në odë burrash..” ! Ciiiuu Ciiiiuu Giiili Giiili”, përfundon statusi në facebook i Nasim Haradinajt