Kisha ortodokse serbe i frikësohet njohjes së pavarësisë së Kosovës

Aktuale January 08, 2018 - 22:43

Një pjesë e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe kanë frikë se presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, po bën gati njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më i zëshmi ndër ta ka qenë ai që përfaqëson Malin e Zi dhe bregdetin, Amfilohije, duke akuzuar Vuçiç për tradhti. Këto deklarime kanë ardhur pas një apeli të kishës për mbrojtjen e Kosovës që ka shkaktuar reagime të ashpra.

“Kisha është kundër asaj që kushdo ta njoh Kosovën. Por, ndahen në ata që duhet dialog edhe me Vuçiç edhe me shqiptarët dhe ata që janë kundër çdo dialogu”, thotë Dushan Janjic, nga forumi për marrëdhënie ndëretnike.

Kritikat nga kisha vijnë kur pushteti serb tenton të gjej zgjidhje përmes një dialogu të brendshëm për zgjidhje përfundimtare.

“Ka shumë që besojnë se duhet njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka çfarë të flitet. Por, këtë Vuçiç nuk do dhe nuk mund ta bëj. Analizën më të mirë e pati dhënë Edi Rama që thoshte se zgjidhja e vetme është pavarësia, por askush nuk do të jetë nën lëkurën e Vuçiç pasi dihet se zgjidhja e vetme është pavarësia. Por, këtu zgjidhje pa fuqitë e mëdha nuk mund të ketë”, tha Dushan Janjic.

Bisedimet e Brukselit kanë ndaluar, por gjithnjë flitet për intensifikim të dialogut. /abcnews/