Kusari-Lila, Haradinajt: Mos shit mend kur s’ke për çka

Aktuale January 08, 2018 - 21:36

Deputetja e Kuvendit të Kosovës si dhe njëherësh kryetare e ‘Alternativës’, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe qeverisjen e tij.

Kusari-Lila përmes një statusi në Facbeook, ka shkruar se është koha që kjo qeveri të shkoj në shtëpi.

“Amerikanët i treguan Kryeministrit se, të hollat e shtetit që qeveris edhe i merr si ç’bahçe të Babës, kohën edhe e gjen, por kur nuk je në gjendje të Qeverisësh shtetin tënd, trus në zyrën tënde dhe mos shit mend kur s’ke për çka”, ka shkruar Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Kontraditat prej të cilave duhet të shpëtojë Kosova:

Arsyeja pse e rriti rrogën e vet për 100% Kryeministri i vendit ishte për “përfaqësim të dinjitetshëm” se i duhen kravata dhe këmisha të reja në takimet e shumta që ai i ka.

Për kravata e këmisha nuk ka të holla, por kryeministri kalon pushimet e fundvitit të parë si KM në Kosovën e pavarësisë në resortin më të shtrenjtë në Zvicër. Kryeministri deklaron se tani ka të holla, por s’ka kohë të mjaftueshme për pushime.

Kryeministri nuk arrin të marrë vizën për në SHBA. Nuk ka asnjë takim të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, por ka një ftesë të gardës së shtetit të Ioëa për një ceremoni.

Tani del se Kryeministri ka kohë, ka të holla, por tani NUK ka vizë amerikane.

Amerikanët i treguan Kryeministrit se, të hollat e shtetit që qeveris edhe i merr si n’bahqe të Babës, kohën edhe e gjen, por kur nuk je në gjendje të Qeverisësh shtetin tënd, trus në zyren tënde dhe mos shit mend kur s’ke për çka.

Koha kjo Qeveri me shku në shtëpi krejt se Qeverisja jo sport i rëndë, por i pamundur për ta.