Veliu i përgjigjet Veselit: Jeni mësuar të bëni lojëra me shtetin

Aktuale January 08, 2018 - 18:32

Një pjesë të shkrimit të tij rreth iniciativës për Gjykatën Speciale, Kadri Veseli ia dedikoi LDK-së.

Ai tha se kjo parti i gëzohet ekzistencës së Speciales dhe se me anë të saj i luftojë kundërshtarët politikë të dalë nga krahu i luftës.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thotë se partia e tij nuk bën lojëra me interesin nacional dhe deklaratat janë të pabazuara.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu thotë se akuzat e kryeparlamentarit Veseli ndaj partisë së tij nuk kanë asnjë bazë sepse LDK-ja nuk bën politikë me Specialen.

“E kam thënë qartë se Lidhja Demokratike nuk po e shfrytëzon Specialen për qëllime politikë sepse parim i LDK-së është që me  çështjet e interesit nacional nuk bën politikë dhe nuk i shikon për përfitime politike. Janë të pabazuara dhe paushall”,

E pozicionimi i Veselit kundër shfuqizimit të Speciales, sipas Veliut, është vetëm vazhdimësi e lojërave që po bëhen me shtetin.

“Janë mësuar të bëjnë lojëra me shtetin. Këtë e bëjnë vazhdimisht dhe tërhiqen pastaj”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

Ndërkombëtarët kishin alarmuar masën se liderët shtetërorë duke vendosur ta zhbëjnë Specialen, do ta izolonin vendin dhe do të prishnin marrëdhëniet me vendet mike.

Veliu thotë se pasi rrezikuan qenësinë e shtetit e më pas marrin pozicione të tjera. Kështu, sipas tij, bëri edhe sot Veseli, që me anë të një shkrimi u distancua nga zhbërja e Speciales.

“E rrezikojnë shtetin, i rrezikojnë raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë me papërgjegjshmëri”, është shprehur Veliu.

Kreu i Kuvendit kishte shkruar se LDK natën e 22 dhjetorit kur po tentohej të zhbëhej Specialja, po shfrytëzonte rastin të pozicionohej krah kundërshtimit të ndërkombëtarëve për t’i sulmuar armiqtë politikë. 

“LDK-ja në anën tjetër duhet ta kuptojë se mundja e kundërshtarëve politikë, përmes gjykatave, nuk është rruga e duhur drejt pushtetit”, kishte shkruar ndër tjerash numri një i PDK-së. /Express/