Abdixhiku: Izolimi i Kosovë ka nisur tashmë

Aktuale January 08, 2018 - 18:23

Pas konfirmimit se Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën kryeministrit Ramush Haradinaj për të marrë pjesë ceremoninë e ‘Lutjeve të Mëngjesit’, që do të mbahen në Ëashington më 4 shkurt, ka reaguar deputeti nga LDK, Lumir Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, refuzimi i vizës nga ana e ShBA-së cilësohet si shenjë izolimi të Kosovës nga ana e shteteve mike, njofton ‘Zëri.info’.

Abdixhiku përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se tashmë izolimi për Kosovën ka nisur.

Ai ka thënë se Kosova po rrëshqet nga lidhja e saj politike me Amerikën.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë - Republika në rënie të lirë.

Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë. Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë.

Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësja qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet.