Deputeti i AAK-së për Specialen: Bëni sakrificë sikur Haradinaj për Hagën

Aktuale January 08, 2018 - 17:56

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj duke folur rreth Gjykatës Speciale, ka kujtuar edhe kohën kur Ramush Haradinaj kishte lënë pozitën e kryeministrit për të shkuar në Hagë

“Sfida për Shtetin dhe Gjykata Speciale! Edhe Tribunali i Hagës mund të ketë qenë padrejtë ndaj shqiptarëve, por Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit i ishte dorëzuara atij, duke e thënë atë fjalinë e famshme ‘sot më duhet ta bëjë edhe një sakrificë për vendin tim dhe kam vendosur të japë dorëheqje dhe nesër nisem për Hagë'”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Deputeti më tej ka thënë se Gjykata Speciale, është e padrejtë po se ndoshta edhe këtë herë, disa të tjerë duhet ta bëjnë edhe një sakrificë për vendin e tyre.

“Pa asnjë dyshim Gjykata Speciale, është e padrejtë, sepse është rasti i parë i krijimit të një gjykatë një etnike! Por ndoshta, edhe këtë herë, disa të tjerë duhet ta bëjnë edhe një sakrificë për vendin e tyre! Drejtësia jo gjithmonë është e drejtë!”, ka thënë Nitaj.