Visar Ymeri takohet me Qëndron Kastratin?

Aktuale January 07, 2018 - 23:30

Kryetar i dorëhequr i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është parë në orët e vona të së dielës në një lokal në rrugën B në Prishtinë.

Bashkë me Ymerin ka qenë edhe vëllai i kryetarit të ri të Dardanës, Qëndron Kastrati, Gëzoni, por që në këto fotografi nuk shihet Qëndron Kastrati ashtu siç raporton Klan Kosova.

Pas përçarjeve të fundit në Vetëvendosje, mediat çdo takim të anëtarëve të Vetëvendosjes me njëri – tjetrin e kanë raportuar edhe si përcaktime të aktivistëve të Vetëvendosjes se cilit krah i takojnë.

Por, në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën, Kastrati ka thënë se ai takohet me të gjithë në Vetëvendosje pa përjashtim.

Përçarjet në Vetëvendosje u shfaqën pas bërjes publik të një mesazhi të Aida Dërgutit në një grup privat në Viber ku e quante “m**”, Albin Kurtin.

Qysh nga atëherë në Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre shumë figura të rëndësishme, përfshirë Ymerin, dhe dy nënkryetarët – Dardan Sejdiun e Aida Dërgutin.

Foto: Arbresh.InfoImage

Image