Zejnaj i quan ‘majmunë’ ata që kritikojnë Haradinajn

Aktuale January 07, 2018 - 17:59

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka komentuar kritikuesit e kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritje page dhe pushime luksoze.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zejnaj, i ka quajtur në një mënyrë “majmunë” të gjithë ata që kritikojnë Haradinajn, duke përdorur një fjalë të urtë.

LEXO EDHE: Time Kadrijaj sulmon Donika Kadajn: Donikë, tepsija ka mbetur!

‘Kryeministri nuk e ka të lehtë, se sulmet po vijnë nga shumë drejtime, por “Luanin s’mund ta ndalin majmunët”, sa do që mund jenë shumë të tillë!’, ka thënë shefi i kabinetit të ministrit Lekaj.

Kritikuese e ashpër ishte edhe ish-anëtarja e partisë së Haradinajt, Donika Kadaj-Bujupi.

Ajo që dikur qante për Haradinajn, sot i kërkoi të dorëhiqet, duke thënë se Kosova po qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm.

LEXO EDHE: Pal Lekaj ia kujton Donika Kadaj-Bujupit kohën kur qante për Haradinajn

Ndërkohë, Zejnaj ka folur edhe për raportimet e fundit për refuzimin e vizës për Haradinajn nga shteti amerikan, duke thënë se ‘me shqiptarët e vërtetë Amerika nuk hidhërohet’, e për të cilën gjë foli edhe vetë kryeministri i cili tha se po pret akoma marrjen e vizës.