Pal Lekaj ia kujton Donika Kadaj-Bujupit kohën kur qante për Haradinajn

Aktuale January 07, 2018 - 16:16

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nuk ka mundur të përmbahet pas dorëheqjes që e kërkoi Donika Kadaj-Bujupi për Ramush Haradinajn.

Lekaj në "Facebook", ka postuar një fotografi ku ish kolegia e tij shihet duke qajtur për tashmë kryeministrin e vendit, sa ishte në Hagë.

LEXO EDHE: Donika Kadaj ia kërkon dorëheqjen Ramush Haradinajt

“Dikur qajë pse po e pengojnë Ramushin të jetë në krye të ekzekutivit. Sot po bënë thirrje të mos jetë aty. Cila është e vërteta e moralit në politikë, që bëjë thirrje për “politikë me moral”, Donikë!?”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Ndryshe Kadaj-Bujupi kërkoi dorëheqjen e Haradinajt pasi këtij të fundit iu refuzua viza nga Amerika. 

Image