Anita Haradinaj akuzon disa media: Jeni bërë si medie serbe

Aktuale January 07, 2018 - 08:15

Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj raportimit në media për kinse refuzimin e vizave të SHBA-ve për këta të dy.

Ajo në një postim në Facebook ka akuzuar disa media, duke iu thënë se janë bërë si mediat serbe.

Ja postimi i saj:

Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa ????, kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo ???????? hajde gazetari hajde.

Lajmi.net, që është i afërt me zyrtarë të lartë të PDK’së, raportoi që kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane. Këto burime, sipas Lajm.net, thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA.

“Kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të merrnin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington, megjithatë çuditërisht viza i është refuzuar”, ka thënë një burim i lajmi.net.