Ky është qëndrimi i Haradinajt dhe partisë së tij për shfuqizimin e Speciales

Aktuale January 05, 2018 - 23:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth iniciativës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Haradinaj tha se iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Specialen është e deputetëve të Parlamentit të Kosovës dhe iniciativë që siç tha ai, për fat bie taman më qëndrimin e Aleancës dhe të tij që dikur kanë votuar kundër dhomave të posaçme, shkruan rtv21.tv

Haradinaj tha se atëherë kur kanë votuar kundër Speciales, kanë menduar se kjo Gjykatë është padrejtësi që i bëhet Kosovës dhe që këto gjykime duhet të ndodhin në Kosovë nëse ka dyshime për krime.

LEXO EDHE: Haradinaj: Deputetët nuk kanë të drejtë ta mbajnë peng Demarkacionin

“Aleanca nuk ndërron qëndron qëndrim, ka qenë atëhere kundër është edhe sot, sa herë që të vjen në Parlament jemi kundër”, tha Haradinaj.