Pacolli e Sefaj diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale January 05, 2018 - 18:13

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me ç’rast u diskutua për prioritetet e dy ministrive në ndërlidhjen e veprimeve me qëllim të realizimit të objektivave shtetërore.

Me theks të veçantë u diskutua sa i përket anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INERPOL dhe organizata tjera të rëndësishme të sigurisë në botë.

Të dy ministrat deklaruan se ekipet teknike të Kosovës kanë bërë përgatitjet e duhura sa i përket anëtarësimit në INTERPOL.

Ata shtuan se tashmë është e rëndësishme që të ketë angazhim politik për arritjen e këtyre objektivave madhore për Kosovën dhe për ketë është shumë e nevojshme edhe mbështetja e shteteve mike.