A po e injorojnë Lutfi Hazirin, Isa Mustafa dhe dy nënkryetarët e LDK'së

Aktuale January 05, 2018 - 15:47

Sot krerët e LDK'së kanë qëndruar në Istog për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Haki Rugovës si Kryetar i Istogut. Por, në fotografitë që ka dërguar LDK vërehet mungesa e Lutfi Hazirit. Duket se ambicia e Lutfi Hazirit për të parin e LDK'së nuk po shihet me sy të mirë nga Mustafa, Rugova e Veliu...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të  Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së Agim Veliu si dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, vizituan sot Komunën e Istogut , me ç‘rast u prit nga Kryetari i Komunës, Haki Rugova me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim mungonte nënkryetari, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili nuk shihet shumë i afërt me pjesën tjetër të parisë së LDK’së.

Kryetari i LDK-së uroi Kryetarin Rugova me rastin e rizgjedhjes për mandatin e tretë në krye të Komunës së Istogut.

“Kryetari Haki Rugova, falënderoj kryetarin Mustafa për vizitën që ju bë dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për këtë Komunë. Po ashtu njoftoj Kryetarin Mustafa lidhur me projektet dhe planet që do t’i  realizojnë në këtë mandat  qeverisës duke shtuar se Komuna  e Istogut është e  gatshme për të gjitha punët që e presin”, thuhet në njoftimin e partisë së Mustafës. /Express/