Shikoni se çfarë komente marrin Ymeri e Molliqaj sapo shkruajnë për Kurtin

Aktuale January 03, 2018 - 15:02


Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj ishin të parët që reaguan pas dënimit me kusht prej 5.5 vjet burgim të katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Faton Topalli, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj.

Tashmë ish kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë se dënimet e shqiptuara me rastin e shpalljes së aktgjykimit ndaj deputetëve janë treguesi më i mirë për qëllimin politik të këtij rasti.

Megjithatë, reagimi i Ymerit nga komentuesit në Facebook është parë më shumë si farsë, sesa reagim i njëmendtë.

Ymeri është “bombarduar” nga komentet negativ, shkruan lajmi.net.

“A je ti Visari a?”, “E akuzuat per puq, ky u largua nga te gjitha pozitat, duke e vertetu se nuk e ka per pushtet. Andaj tash, lejeni rehat, mos i bini ne qaf pa arsye”, “Spo te ka hije me fol hiq. dje e bane m** e sot blla blla”, “A po fol si ish lider i VV-se apo si deputet ne ikje nga VV-ja??”, janë vetëm disa komentet në llogarinë e Ymerit.

Gati njëjtë ka ndodhur edhe me postimin e Molliqajt. Edhe ai është sulmuar me komente negative sapo e ka postuar reagimin për dënimin e deputetëve të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

“Qe kjo te ndryshoj duhet te bashkoheni ne VV e jo te keni inati personale. Rruga ne politike eshte maraton, sot mund te jet Albini kryetar pas 4 viteve ai tjetri e keshtu me radhe. Mos na e vrani shpresen!!”, “Kontriboni ne pajtim brenda VV. Cdo here na keni fol per vetmohim, andaj vetmohojuni dhe lejini anash inatet personale ( kjo vlene per te gjitha palet). Lejini anash linçimet e disa “pishpirikave” se ata as me ju grith nuk munden. Ruajeni VV qe ti ndihmojm Kosoves”, “A tu dridhen komt ka e shkrujte emrin e t madhit, njeriut qe t ka pru qetu, atij qe t ka bo qka je edhe ju ke gju kunder? A nashta se ke shkru vet, problem malsori me dit shkrim lexim”, “Sa njeri ish kon shik brenda vetevendosjes qe 12 vjet se kena dit hahahha kretena”, “Le se zemra mdoket mal tu ka ba”, janë vetëm disa nga komentet në postimin e Molliqajt.

Kjo tregon edhe një herë se ndarjet në Vetëvendosje janë të pariparueshme. /Lajmi.net/