Haradinaj thotë se nuk do ta lë anash as sektorin publik për rritje të pagave

Aktuale January 03, 2018 - 14:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se rritjen e pagave e ka bërë në qeveri, porse nuk do t’i lë anash as sektorët tjerë publik, njofton Klan Kosova.

Ai këtë e tha si kundërpërgjigje ndaj ankesave që kanë bërë disa sindikata se do të hyjnë në grevë.

Haradinaj e tha këtë në vizitën e tij në Ministrinë e Arsimit, ku është takuar me minstrin, Shyqiri Bytyqi.