Vjen reagimi 'befasues' i Molliqajt pas vendimit që shpalli fajtor deputetët e VV-së

Aktuale January 03, 2018 - 14:35

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar pas dëimit që iu bë deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes, raporton “Zeri.info”.

Molliqaj ju doli në mbrojtje atyre duke thënë që i tërë ky proces është i padrejt dhe absurd.

“Dënimi me kusht me rreth 5,5 vite i deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu është sa i padrejtë po aq edhe absurd”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Dënimi me kusht me rreth 5,5 vite i deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu është sa i padrejtë po aq edhe absurd

Është i padrejtë sepse këta deputetë e mbrojtën Republikën pikërisht kur ajo rrezikohej përmes Zajednicës dhe Demarkacionit.

Ndërsa, është absurd sepse vet Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Zajednica bie ndesh me dhjetëra nene të Kushtetutës sonë. Në anën tjetër, komisioni i ri shtetëror vërtetoi se marrëveshja për Demarkacionin ishte gabim.

Në vendin tonë sot po arrestohen e dënohen ata që e mbrojnë vendin, ndërsa po sillen të lirë ata të cilat çdo javë i shohim nëpër ballina të gazetave ndërkombëtare teksa flitet për krimin në Kosovë.

Por kjo duhet dhe do të ndërroj shpejtë. Sepse Kosova duhet të zhvillohet e të ecë përpara pa krim e korrupsion”./ZERI