Reagon Shpend Ahmeti për deputetët e Vetëvendosjes

Aktuale January 03, 2018 - 14:13

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka dalur në mbrojtje deputetëve të partisë së tij, të cilët u dënuan sot me 5 vjet dënim me kusht, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky dënim është një nga dënimet më të padrejta në historinë e Gjyqësorit të Kosovës.

Zeri ju sjell të plotë postimin e Ahmetit:

“Edhe pse me kusht, shpallja fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër dënimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë. Duhet të kërkojmë lirimin e plotë të të gjithë deputetëve që mbrojten sovranitetin e shtetit tonë. #liripëraktivistët”./ZERI