Tahiri komenton dorëheqjen e Visar Ymerit ka disa fjalë për të

Aktuale January 03, 2018 - 12:22

Analisti politik, Ramush Tahiri ka komentuar dorëheqjen e Visar Ymerit nga Vetëvendosje.

Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se dorëheqja e Ymerit është akt normal por një dorëheqje me akuza nuk është dinjitoze.

“Dorëheqja është akt moral. Dorëheqja me akuza nuk është dinjitoze. Mospajtimet ideologjike e politike dhe dallimet programore janë normale dhe secili duhet të luftojë e angazhohet për bindjet e tija”, ka deklaruar ai.

Sipas tij dorëheqjet përpara zgjedhjeve janë të rregullta.

“Dorëheqjet përpara zgjedhjeve është procedurë e rregullt në mënyrë që gara e të gjithë kandidatëve të jetë ndërmjet të barabartëve”, tha ai.

I pyetur se a erdhi dorëheqja e Ymerit për shkak se u pranua kandidatura e Albin Kurtit për të parin e VV-së, Tahiri pohoi se një gjë të tillë nuk e tha Ymeri përmes letrës së tij për dorëheqje.

“Atë nuk e tha Visar Ymeri ne letër dorëheqjen”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në një konferencë për media ka sqaruar edhe arsyet e dorëheqjes së tij.

“Që nga dita e sotme kam vendosur që të dorëhiqem parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese në Vetëvendosje, nga pozita e Kryetarit të Lëvizjes, nga ajo e anëtarit të Kryesisë, si dhe nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes. Më duhet ta them menjëherë që ky është një prej vendimeve më të vështira që kam marrë ndonjëherë në jetë”, tha ai para gazetarëve.

Ymeri tha se problemet në VV vazhdojnë për më shumë se një vit.