Ditët e para të 2018-ës, ja çfarë moti do të mbajë!

Aktuale January 02, 2018 - 20:38

Në këtë fillim vit në Kosovë do të ketë shi dhe reshje të dobëta të borës.
 

Për Zëri.Info Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se nesër dhe pasnesër do të jetë mot më i ftohtë, kurse ditët e tjera në vazhdim do të mbajë mot më i mirë.
 
'Do të ketë reshje të dobëta të shiut dhe borës nesër dhe pasnesër në vise të larta, ndërsa në ditët në vazhdim deri të ënjtën e ardhshme do të mbajë mot i mirë', ka thënë për Zëri.Info, Besim Aliu./ZËRI