Ymeri pas dorëheqjes: Kjo është dita më e keqe e jetës sime

Aktuale January 02, 2018 - 15:43

Visar Ymeri, kryetari i deritashëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti.

“Që nga dita e sotme kam vendosur të dorëhiqet parevokueshëm nga të gjitha pozitat e mia drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje. Më duhet ta them se ky është një prej vendimeve më të vështira që i kam marrë në jetë dhe një prej ditëve më të vështira të jetës sime”, ka thënë Ymeri në konferencën për media.

Tutje Ymeri është shprehur se ka dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit në partinë që ai i takon.

“Kohëve të fundit ka pasur intensitet të shpërfilljes sime si kryetar. Në këto rrethana është e pamundshme të veprosh. Shpresoj që kjo të kuptohet si alarm në gjendjen në të cilën kemi ardhur. Unë shpresoj që njërëzit këtu t’i thëerrasin mendjes e të mos e shkatërrojnë Lëvizjen për inate personale”, thë ndër të tjera Ymeri. /ZERI