Nënkryetari i AKR-së: Albin Kurti do të bëhet kryeministër

Aktuale January 01, 2018 - 20:17

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, edicioni festiv, që drejtohej nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, e ku mysafir ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ky i fundit tha se miku i tij, Albin Kurti, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Haziri si moderator i emisionit, kur e pyeti Bahtirin, duke i thënë se çfarë mundë të na thuash për Albin Kurtin pasi ti ke një raport special me të, kryetari i Mitrovicës, tha se ai di të thotë, se ish kryetari i Vetëvendosjes, do të kthehet në këtë pozicion në parti, dhe më pas do të jetë edhe kryeministër i Kosovës.

Pas kësaj Haziri e pyeti Bahtiri, a përnjëmend ti mendon se Albin Kurti do të duhet të jetë kryeministër e jo Behgjet Pacolli të cilin e ke kryetar të partisë. /Indeksonline/