Kjo është deklarata e parë qesharake e Agim Bahtirit për këtë vit

Aktuale January 01, 2018 - 17:24

Në kuadër të programit festiv, në Klan Kosovë, emisionin Info Magazinë e ka udhëheqë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai mysfair në studio e kishte kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Me këtë rast Haziri e pyeti Bahtirin për zgjedhjet qe i ka fituar në Mitrovicë kudnër kandidatës së tij nga PDK, Valdete Idrizi.

Në përgjigjen e tij, Bahtiri tha se përkundër që të gjithë kundërkanditatët e tij janë bërë së bashku ata nuk kanë mundur ta fitojnë.

Kështu ai thotë se ata nuk e kanë ditur se kundërkandidat e kanë një luan me pesë krerë.