Ja si po e feston Vitin e Ri familja e Adem Jasharit

Aktuale December 31, 2017 - 22:55

Familja e heroit kombëtar Adem Jashari, në natën e ndërrimit të motmoteve kanë postuar disa foto familjare duke kremtuar kështu përmbylljen e vitit 2017!

Ishte Bekim Hamëz Jashari, ai i cili po ashtu edhe përmes një statusi në Facebook, i ka uruar qytetarët e Kosovës duke thënë kështu se të gjithë qytetarët meritojnë çdo mundësi që ofron shteti i Kosovës, njofton ‘Zëri.info’.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Bekim Jasharit:

Të dashur qytetarë të Skenderajt

Tani kur kanë mbetur edhe pak orë nga përmbyllja e vitit 2017, tani kur të gjithë ne, në veçanti fëmijët, të bashkuar me të dashurit tanë, presim ndërrimin e vitit.

Pa dyshim se, uratat dhe përgëzimet për një vit më të begat e më të suksesshëm për secilin prej nesh, janë fjalët që zakonshëm dëgjohen kudo natën e Viti të Ri.

Por, më shumë se kurdo tjetër, në prag të festës së Vitit të Ri 2018, ne të ngremë dolli për të moshuarit që na ushqyen e vazhdojnë të na ushqejnë me dashuri, për mësimdhënësit që na mësuan të shkruajmë siç është ky urim, për mjekët që na shërojnë, për policët që na ofrojnë mbështetje e siguri, për zjarrfikësit që janë në gatishmëri të lartë për të intervenuar kudo, për rininë tonë të shëndosh, por të rrezikuar nga mungesa e perspektivës, si dhe për fëmijët që janë e ardhmja, lumturia dhe gëzimi ynë.

Të nderuar qytetarë,
Për shumë prej jush, viti që po e lëmë pas ka mundur të jetë vit i suksesshëm, sikundër ka mundur të jetë vit i dëshpërimit tuaj. 
Ne të gjithë meritojmë çdo mundësi që ofron shteti i së drejtës e i barazisë, për të jetuar ëndrrat tona.
Ne do të bashkëpunojmë me secilin, pa dallim, që ëndrrat t’i bëjmë realitet, që Skenderajn ta bëjmë model i qeverisjes së mirë dhe rinisë t’i japim mundësinë për të fuqizuar shtetin.

Të dashur qytetarë,
Duke numëruar bekimet e mia për ju, iu uroj gëzuar vitin 2018!
Të gëzoni shëndet, lumturi, mirëqenie e begati në Vitin e Ri!!!
Gëzuar me secilin prej jush!

Me ndjenjën e falënderimit,
Bekim Hamëz Jashari

Image 
Image 
Image 
Image