Ramiz Lladrovci i shpjegon Haradinaj dallimin mes Forcës dhe Fuqisë

Aktuale December 31, 2017 - 21:51

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpjeguar dallimin mes Forcës dhe Fuqisë, bazuar në thënien e tij të famshme se “forca e bën fuqinë”.

Ai përgjigjen e ka dhënë në një lidhje direkte, në Lajmet Festive të Klan Kosovës.

“Ju kam dëgju edhe njëherë që keni thënë se Forca e bën fuqinë? S’e di a keni thënë kështu? Ku qëndron kjo, kush e bën fuqinë?”, e pyet kryeministri Lladrovcin.

"Shumë të mecëm të Kosovës kanë mendu që edhe forca dhe fuqia është e njëjta gjë. Nuk është e njëjta gjë. Forca X fuqia  është i barabartë me fuqinë. Këtë e ka treguar ligji i fizikës. Nuk e kam thënë rusisht por kjo më ka bërë të njohur në Kosovë”, theksoi ai.