Vuçiq: Serbia do të detyrohet të importojë punëtorë më 2018

Aktuale December 31, 2017 - 19:32

Në vitin 2018 Serbia do të luftojë për fuqi të re pune, por edhe për zbutjen e papunësisë. Kështu ka thënë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Vetëm frikohem se do të detyrohemi që të importojmë punëtorë nga ndonjë shtet tjetër, por do të vijë ajo kohë, kështu që do kujdesemi për këtë”, ka thënë Vuçiq për Radio Beograd 1.

Siç vuri në dukje Vuçiq, Serbia në vitin 2018 do ta ruajë pavarësinë e saj, do të vazhdojë me reformat për anëtarësim në BE, do ta ruaj paqen dhe stabilitetin dhe do të përparojë ekonomikisht.

“Derisa Serbija do t’i ruaj financat publike, me shpejtësi do të përparojë dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë, më e rëndëishme dhe lajm i mirë për qytetarët”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk mund t’i ruajë lehtë shkenctarët e rinj, por do të luftojë që sa më shumë të prodhojë dhe t’i ruaj ata.