Hoxha: Viti 2017, vit i realizimit të synimeve integruese euro-atlantike të Kosovës

Aktuale December 31, 2017 - 17:49

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Vitin e Ri 2018 dhe ka theksuar se viti 2018 do të jetë vit i realizimit të synimeve integruese euro-atlantike të Kosovës, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mire.

“Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018! Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe miqve ndërkombëtar, ua uroj Vitin e Ri 2018, me dëshirat më të mira për shëndet, mirëqenie dhe lumturi. Viti 2018, gjithsesi do të jetë vit i realizimit të synimeve tona integruese euro-atlantike, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë”, shkruan Hoxha ne Facebook.

“Presim që falë përkushtimit të secilit për punën brenda përgjegjësive të veta dhe vlerësimit të këtij angazhimi në Bruksel e në institucionet tjera relevante si dhe me përkrahjen nga SHBA, në vitin 2018 ta arrijmë edhe liberalizimin e vizave”.

“Besoj fuqishëm se në vitin që po vjen, rritja e dinamikës së realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe procesit integrues me veprime proaktive ndaj detyrave tona institucionale, do të sjellin realizimin e pritshmërisë së qytetarëve tanë, ngritjen e ndjeshme të cilësisë së jetës tonë. Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018!”, përfundon postimin e saj, Hoxha.