Dhurata Hoxha: Viti 2018, vit i realizimit të synimeve tona integruese

Aktuale December 31, 2017 - 14:04

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Vitin e Ri 2018, me dëshirat më të mira për shëndet, mirëqenie dhe lumturi, duke theksuar se “Viti 2018, gjithsesi do të jetë vit i realizimit të synimeve tona integruese euro-atlantike, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mire”.

Ministrja Hoxha, pret që “falë përkushtimit të secilit për punën brenda përgjegjësive të veta dhe vlerësimit të këtij angazhimi në Bruksel e në institucionet tjera relevante si dhe me përkrahjen nga ShBA, në vitin 2018 ta arrijmë edhe liberalizimin e vizave”.

 Ja postimi i plotë I Ministres Hoxha në rrjetin social:

Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018! Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe miqve ndërkombëtar, ua uroj Vitin e Ri 2018, me dëshirat më të mira për shëndet, mirëqenie dhe lumturi. Viti 2018, gjithsesi do të jetë vit i realizimit të synimeve tona integruese euro-atlantike, duke punuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Presim që falë përkushtimit të secilit për punën brenda përgjegjësive të veta dhe vlerësimit të këtij angazhimi në Bruksel e në institucionet tjera relevante si dhe me përkrahjen nga ShBA, në vitin 2018 ta arrijmë edhe liberalizimin e vizave.

Besoj fuqishëm se në vitin që po vjen, rritja e dinamikës së realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe procesit integrues me veprime proaktive ndaj detyrave tona institucionale, do të sjellin realizimin e pritshmërisë së qytetarëve tanë, ngritjen e ndjeshme të cilësisë së jetës tonë.

Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2018!