Policia jep detaje për mbishkrimet serbe në muret e shqiptarit në Mitrovicë

Aktuale December 31, 2017 - 12:19

Në ditën e fundit të vitit 2017-të, në muret e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicë, janë hasur mbishkrime të gjuhës serbe, me motive provokuese.

Në mbishkrime figuronin mesazhe serbe ”Kosova është Serbi” ndërsa po ashtu qëndronte dhe figura e kryqit me 4S që nënkupton mesazhin (Vetëm uniteti bashkon Serbinë).

Ndërsa për klankosova.tv, Shkodran Sejdijaj, pronari i shtëpisë ku dhe janë hasur mbishkrimet, ka thënë se kjo është edhe një tjetër provim i radhës që u bëhet shqiptarëve në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

LEXO EDHE: Serbët shkruajnë mbishkrime fyese në muret e shtëpive të shqiptarëve në Mitrovicë

Klan Kosova ka arritur të kontaktojë edhe me Besim Hotin, Zëdhënës i policisë për rajonin e Veriut, ndërsa ka thënë se provokime të tilla ka nga të dyja palët.

Ai ka shtuar se këto raste vazhdojnë të hetohen në bazë të rrethanave se si ka ardhur deri tek një vepër e tillë, njofton Klan Kosova.