Thaçi tregon se kur do të përmbyllet çështja e demarkacionit

Aktuale December 31, 2017 - 08:02

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një afat se kur do të përmbyllet çështja e marrëveshjes për caktimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai në një intervistë për RTK2 ka thënë se në fillim të 2018-tës do të ketë të reja për demarkacionin.

“Shpresoj se në javën e dytë të janarit do të mbyllet kjo çështje dhe Kosova do ta ketë të drejtën e liberalizimit të vizave, siç është edhe parakusht nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu i është kundërpërgjigjur edhe  ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili paralajmëroi se do të pengoj anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata.

LEXO EDHE: Thaçi: Kosova do të jetë pjesë e OKB-së

“Unë nuk dua të merrem me ministrin serb. Kosova do të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara. Me procesin përfundimtar të dialogut mes Kosovës e Serbisë do të finalizohen disa marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët, e që do të mirëpriten nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Ai është shprehur i bindur se Kosova do të jetë anëtare me të drejta të plota në UNESCO e INTERPOL si dhe shumë shpejt edhe kandidat për anëtarësim në Këshillin Evropian.