Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Aktuale December 28, 2017 - 15:52

Këshilltari për media i kryeministrit, Halil Matoshi është deklaruar për ‘Gazeta Blic’, rreth paralajmërimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se shteti serb do të ndërmarrë veprime serioze në pranverë të vitit 2018 rreth çështjes së Kosovës.

Matoshi ka potencuar se Qeveria e Kosovës është gjithmonë pro dialogut me Serbinë, dhe në këtë mënyrë të ndodhë njohja reciproke me Serbinë.

“Absolutisht qeveria e Kosovës është çdo përparimi drejt njohjes së realitetit nga Serbia, qëndrimi i qeverisë dihet pro dialogut, por të jetë i afatizuar, dhe njohje reciproke me shtetin serb”, është shprehur Matoshi.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme presidenti serb Vuçiq, ka bërë me dije se se çështja e Kosovës është shumë e rëndësishme për Serbinë dhe se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe ta kuptojnë të vërtetën.

Siç ka theksuar ai, kjo tregon kapacitetin demokratik të shoqërisë serbe për të folur dhe për të zgjidhur problemet, të cilat sipas tij, aktualisht duken larg deri te zgjidhja.