Arsyetimi qesharak i deputetit që votoi kundër pagesës së mësuesve

Aktuale December 28, 2017 - 12:46

Gani Dreshaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar një arsyeje të çuditshme për votën e tij kundër pagesës së mësuesve për fëmijët me nevoja të veçanta.

Dreshaj arsyetoi votën e tij duke thënë se e kishte prekur butonin gabimisht pasi sipas tij, nuk i kishte syzet.

“Nuk e dija që po votoj kundër sepse nuk i kisha syzat pasi ideja më ka pëlqyer tepër”, u shpreh Dreshaj për Telegrafin.

Dreshaj ashtu si edhe shumica e deputetëve të AAK-së votuan kundër amendamentit të propozuar nga deputetja e VV-së Arberie Nagavci.

Amendamenti për pagesën e mësuesve të fëmijëve me nevoja të veçanta nuk kishte arritur të kalojë të premten për vetëm një votë. Vetëm 42 deputetë kishin votuar pro amendamenti që do ta obligonte qeverinë e Kosovës të paguajë asistentët ose mësuesit plotësues për fëmijët me nevoja të veçanta nëpër shkollat publike.

Insajderi ka raportuar dje për listën e deputetëve të cilët kanë votuar pro dhe kundër saj. Shumica e deputetëve që kanë votuar kundër këtij amandamentimi kanë qenë të PDK-së, AAK-së, Nismës si dhe të Listës Serbe.Image