Dalin tarifat, sa do paguani për ujin nga 1 janari

Aktuale December 28, 2017 - 12:30

Që nga data 1 Janar, qytetarët por edhe bizneset në kryeqytet do të paguajnë tarifa të reja për furnizimin me ujë të pijshëm.

Konkretisht, sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit, tarifat do të jenë tarifa volumetrike për shërbimin, ku specifikohet se klientët familjarë do të paguajnë 65 lekë/m³, klientët publikë 140 lekë/m³, klientët privatë 155 lekë/m³, klientët e veçantë (prodhim pijesh alkoolike, pijesh freskuese, pishina) 170 lekë/m³, furrat e bukës 95 lekë/m³, për shitje uji me shumicë tarifa do jetë 12 lekë/ m³  dhe për HEC-in  e Lanabregasit 5 lekë/ m³.

Nga ana tjetër konsumatorët mund të paguajnë tarifë fikse, ku për kategoritë e mësipërme pagesat do të jenë 200 lekë në muaj për klient.

Në vendimin e Entit Rregullator të Ujit publikohen edhe tarifat që do të aplikohen për konsumatorët për largimin e ujërave të ndotura. Vendimi me tarifat e reja hyn në fuqi më 1.1.2018.

Pas miratimit të tarifave për shërbimin e furnizimin me ujë nga Enti Rregullator i Ujit, tashmë vendimi i miratuar në fillim të nëntorit është zyrtarizuar edhe më tej me botimin e tij në “Fletoren Zyrtare”, ku janë specifikuar edhe tarifat e reja për konsumatorin familjar dhe për bizneset në Tiranë./scan

Image