Paga e Haradinajt rrit automatikisht edhe të ardhurat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Aktuale December 28, 2017 - 11:23

Prokurorët e gjyqtarët kosovarë bëhen me pagat më të mira në rajon.

Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, duke konfirmuar se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave prek edhe sektorin e drejtësisë.

Tahiri ka thënë se pret që kjo të sjellë edhe rezultate konkrete në punën e tyre, sidomos në luftën kundër korrupsionit.

Ai në konferencën e fundvitit bashkë me kryesuesit e KGJK-së e KPK-së, ka folur edhe për pakon e ligjeve që prekin punën e gjyqësorit e të prokurorisë, që pritet të dërgohen së shpejti në Qeveri.

Ditë më parë, Qeveria "Haradinaj" mori vendim që të rrisë pagat për stafin e Qeverisë, përfshirë kryeministrin të cilit iu rrit paga gati 100 për qind.