Shqetësimet e të rinjve kosovar: Papunësia, heqja e vizave… s’është askund demarkacioni

Aktuale December 27, 2017 - 15:13


Nëpërmjet një konference për media, sot KDI publikoi  të gjeturat kryesore të hulumtimit të opinionit publik të dytë të realizuar me votuesit e rinj të moshës 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike. Të gjeturat konfirmojnë se problemet e të rinjve mbeten të njëjta dhe të paadresuara.

 

Me këtë rast Ahmet Rushiti nga KDI, ka bërë të ditur se ashtu si edhe në vitin e kaluar edhe këtë vit 61.5% e të rinjve mendojnë se gjërat në vend nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

“Pjesë e rëndësishme e hulumtimit ka qenë edhe ti pyesim të rinjtë për shqetësimit që ata i kanë dhe janë pyetur të rinjtë që t’i tregojnë 5 shqetësimet e tyre kryesore. Nga rezultatet që i kemi marr, tregon se problemet që të rinjtë i kanë nuk adresohen nga institucionet në Kosovë, qoftë në nivelin qendror e po ashtu edhe në nivelin qendror. Papunësia me 68.7%, liberalizimi i vizave me 61.9%, Shëndetësia me 57.1%, luftimi i korrupsionit me 50.2% dhe zhvillimi ekonomik 45%, paraqesin shqetësimet kryesore të të rinjve”, ka thënë ai. /Lajmi.net/