ISIS me video-mesazh në gjuhën shiqpe, Fton për sulme në festat e fundvitit

Aktuale December 26, 2017 - 13:24

ISIS-i me një video me titullin “Gjuajini ata, o ju njësues” ka bërë thirrje për sulme të sërishme në vendet joislame. Videoja po transmetohet në kanalin zyrtar të kësaj organizate në gjuhën shqipe. 

Organizata terroriste, i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS), në kanalin e tij zyrtar në gjuhën shqipe ka bërë thirrje përsëri për sulme në festat e fundvitit.

Kësaj here në agjencinë e lajmeve të ISIS-it në shqip, “Agjencia e Lajmeve Nashir” është shpërndarë një video-montazh, i cili përmban së paku dy prononcime të xhihadistëve, njëra prej të cilave është në anglisht, dhe një seri pamjesh të dhunshme nga sulmet që ISIS-i deri tash ka realizuar në Evropë.

Videoja që në fillim shfaq pamje nga festimi i Vitit të Ri nëpër disa vende evropiane dhe bën thirrje që të prishen këto festa.

“Ne po luftojmë. Do të vazhdojmë të luftojmë derisa e gjithë bota të udhëhiqet nga ‘Shariati’, dhe ky flamur i zi do të valëvitet nga Uashingtoni në Moskë, nga Evropa në Kinë”, thuhet ndër të tjera në këtë kërcenim. /Express/