Shpend Ahmeti emëron drejtorët e tij – asnjë nga grupi i Albin Kurtit

Aktuale December 26, 2017 - 12:32

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë emërimin e pesë drejtorëve dhe shefit të kabinetit.

Të gjithë emrat e drejtorëve të emëruar janë persona që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar dhe të gjithë vinë nga kampi i Shpend Ahmetit, derisa drejtorët e partnerëve të koalicionit nuk janë mandatar ende. Në mesin këtyre emrave mungon vetëm ai i drejtorit të Investimeve :apitale dhe menaxhimit të Kontratave, Hysen Durmishi, që pas përcarjeve brenda Vetëvendosjes, ai është pozicionuar kah Albin Kurti.

Këta janë emrat e drejtorëve të emëruar:

Muhedin Nushi –Drejtor i Administratës, Nora Kelmendi –Kadastër, Arben Vitia –Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ardian Olluri – Urbanizëm, Genc Bashota – Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm.

Dihet që disa drejtori janë ndarë edhe për partneret e koalicionit AKR-AAK, por që emrat e drejtorive për ta ende nuk janë zyrtarizuar.

Diellza Kelmendi e cila ka qene në protokoll, është emëruar shefe e kabinetit.

Para disa jave në opinion është zbuluar se Vetëvendosje ka përçarje dhe mospajtime të thella brenda subjektit, dhe si rrjedhojë e kësaj partia është pozicionuar në dy kampe, atë  të Albin Kurtit dhe atë të Dardan Molliqajt.