Kjo është paga shtesë që do t’i marrin policët për fundvit

Aktuale December 25, 2017 - 18:23

Afër 9 mijë pjesëtarë të Policisë do të përfitojnë nga 134 euro shtesë për këtë fundvit. Këto para ata do t’i marrin jo në emër të pagës por si shtesa që Ministria e Punëve të Brendshme ka ndarë për ta.

Edhe pse me pagat e dhjetorit nuk u janë ndarë këto shtesa, besohet se ato do të dalin në kontot e punonjësve të Policisë ditët e ardhshme.

Këtë e konfirmoi nënkryetari i Sindikatës së Policisë Shaban Tasholli.

Sipas tij, shtesa do të marrin të gjithë punonjësit, pra edhe ata civilë e jo vetëm personat e uniformuar.

Shtesat janë të njëjta për të gjithë pavarësisht gradës.