Gjuriq: Homogjenizimi i serbëve në Kosovë, më i rëndësishmi më 2017

Aktuale December 24, 2017 - 16:56

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se “jo me shumë entuziazëm” ka përcjellë paralajmërimet e autoriteteve kosovare se formimi i asociacionit do të jetë prioritet vitin e ardhshëm, duke shtuar se kjo duhet të kishte ndodhur gati pesë vjet më parë.

Gjuqir tha se në faqen e internetit të Zyrës për Kosovën gjendet ora që mat kohën pasi Prishtina mori përsipër detyrimin për të formuar asociacionin dhe aty shkruan 1,708 ditë.