Gëzim Kelmendi përkrahë votën e Shqipërisë kundër Amerikës

Aktuale December 24, 2017 - 12:23

Vota e Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ka nxitur reagime të shumta nga njohës të fushave të ndryshme.

Me këtë rast, Shqipëria e ka mbështetur pr/rezolutën e paraqitur nga Egjipti, e cila është miratuar me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime.

Mirëpo,  vendin shqiptar e ka mbrojtur  ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.

Politikani kosovar ka thënë se Shqipëria  ka vepruar mirë. Sipas tij, të gjitha vendet perëndimore aleate të SHBA-ve kanë votuar njësojë.

“Vota e Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara lidhur me çështjen e Jerusalemit, nuk duhet kuptuar si votë kundër SHBA-ve dhe kundër Presidentit Trump, ngase edhe gjitha vendet tjera perëndimore aleate të SHBA-ve kanë votuar njëjtë sikur Shqipëria.

Vota e Shqipërisë që të ruhet neutraliteti i Jerusalemit është votë që dëshmon vendimin e gjitha vendeve evropiane dhe vendeve tjera joevropiane.”, ka thënë Kelmendi.

Më tej, kryetari i partisë “Fjala”  ka theksuar se gjatë këtij votimi shumë shtete pjesë e OKB-së kanë dëshmuar se dëshirojnë të arrihet paqe mes dy shteteve.

Ai thotë se vendimi i Trump-it ka qenë i gabuar, shkruan Indeksonline.

“Kjo dëshmon se vendimi i Presidentit Trump ka qenë i gabuar. Shumica e vendeve perëndimore nuk pajtohen me regjimin vrastar të Izraelit i cili regjim çdo ditë vranë dhe persekuton njerëz të pafajshëm përfshi këtu fëmijë, gra dhe pleq. Shqipëria sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të OKB-së dëshmuan se janë që të arrihet paqja dhe stabiliteti mes dy shteteve Palestinë-Izrael”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, SHBA-të kanë përsëritur se janë kundër këtyre 128 vendeve që votuan pro kësaj rezolute mes Turqisë dhe Jemenit në OKB.

Sipas Trump-it Amerika do ta vendos ambasadën në Jeruzalem.