Në Preshevë sot mbahen zgjedhjet lokale

Aktuale December 24, 2017 - 11:10

Banorët e Luginës së Preshevës sot vendosin për kryetari i ri në zgjedhjet e parakohshme.

Në Komunën e Preshevës sipas komisionit zgjedhor rreth 38 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në 38 njësi të shpërndara në tërë Komunën e Preshevës.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 8 subjekte politike: 7 shqiptarë APN, PDSH, BDL, PVD, LR-PDSH, UDSH, PD si dhe 1 serbe Lista e bashkuar serbe.

Qytetarët ndër kërkesat kryesore përmendin punësimin e të rinjve dhe njohjen e diplomave të Kosovës pasi shumica e të rinjve diplomohen atje.