'U munduan ta ndalin zbardhjen e vrasjeve politike koalicioni PANA'

Aktuale December 24, 2017 - 09:38

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

Haziri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se në natën e 28 vjetorit ku u sulmuan padrejtësisht veprimtarët e LDK-së, koalicioni PANA, u mundua ta ndaloj zbardhjen e vrasjeve të tyre, tranmeton 'Zëri.info'.

Postimi i plotë i Hazirit në Facebook: 

"Nuk po flasim për ujin Italian, por për koalicionin e pushkëve. Më e rënda ka qenë kur konvertitët politikë po mundohen me dalë si shpërtimtar, por e vetmja besë dhe shpresë është LDK.

Si njëri prej atyre që nuk jam ndarë nga udha e Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë, jam ndier i tmerruar me fragjilitetin e shtetit tim, atdheut tim, vendit tim.

Nuk më ka tmerruar iniciativa sepse e kam pritur dhe kjo tentativë do të vazhdojë edhe në janar. Më ka tmerruar angazhimi dhe tendenca që dikush të fitojë mbi këtë proces, duke dalë para mediave natën vonë kinse jemi lodhë, e po e shpëtojmë Republikën, por me kushte. Repubublika nuk ka kushte. #RepublikaMbiteGjithë". 

Ndryshe, dy ditë deputet të koalicionit PANA kanë kërkuar ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Me ç’rast kjo kërkesë ka nervozuar ambasadorët e ShBA-së dhe Britanisë në Kosovë.