Pse Thaçi e Veseli nuk shkuan në takim me ambasadorët. Çfarë thotë Haradinaj

Aktuale December 23, 2017 - 22:08

Ambasadorët e SHBA’së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë e përfaqësuesi i Zyrës së BE’së në Kosovë kishin kërkuar takim me udhëheqësit e vendit, pas nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Por, në qeverinë e Kosovës ata nuk u pritën nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Ramush Haradinaj i priti i vetëm në takim ambasadorët, e SHBA’së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE’së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Kërkesa e tyre ishte një takim me udhëheqësit e Kosovës, por Thaçi dhe Veseli nuk ishin prezent në takim.

Për këtë veprim është sqaruar vetë Haradinaj.

‘Ata kanë kërku një takim me udhëheqësit e Kosovës. Në këtë rast i prita unë në emër të institucioneve të vendit’, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

Tutje, kryeministri ka treguar edhe për mesazhin që iu dha.

“Ishte demarsh, quhet kjo formë e prezantimit të institucionit ose demarsh i qartë me e ndalë procesin e votimit të shfuqizimit të ligjit për Specialen. Pra ishte e pastër kërkesa”, tha Haradinaj.