Këta janë 6 deputetët joshqiptarë që kërkuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Aktuale December 22, 2017 - 23:50

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani i prinë listës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Mirëpo, në këtë listë prej 43 deputetëve jo të gjithë që janë nënshkruar kanë qenë shqiptar.

Në mesin e këtyre janë edhe gjashtë deputetë të minoriteteve tjera si boshnjak, ashakali, rom, etj.

LEXO EDHE: Këta janë 43 deputetët që kërkuan ndalimin e Speciales

Lajmi.net merr vesh se në listën me nënshkrimet e deputetëve të cilët kërkuan që të dërgohet në Kuvend propozimi për të shfuqizuar Gjykatën Speciale janë edhe deputetët Duda Balje, Bahrim Shabani, Etem Arifi, Emilja Rexhepi, Albert Kinolli dhe Danush Ademi.