Mustafa: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet Kosova dhe të kthehemi në rezolutën 1244

Aktuale December 22, 2017 - 22:57

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për medie ka deklaruar se partia e tij, në asnjë mënyrë nuk do të bëj diçka në dëm të Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Sipas Mustafës, LDK-ja nuk do të lejojë që të rrezikohet shtetësia dhe shteti i Kosovës dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që Kosova të kthehet në rezolutën 1244.

Mustafa po ashtu ka thënë se Kosova ka rrugën e saj euroatlantike dhe nuk do të lejojë që të prish marrëdhënet me miqtë ndërkombëtar ata të cilët siç tha Mustafa, kanë mundësuar pavarësinë e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Këto deklarata të Isa Mustafës erdhën pas kërkesës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të thirret një seancë e jashtëzakonshme në të cilën kërkohet shfuqizimi i ligjit për Specialen e që kjo kërkesë nuk u realizua për shkak se Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk pati kuorum.

Më poshtë “Zëri.info”, ju sjell një pjesë të deklaratës së Mustafës:

Një sifidim i drejt më drejtësinë dhe nuk ka asnjë arsye që ti propozohet Kuvendit të Kosovës një ligj i cili Kuvendi e ka aprovuar më parë dhe kjo është bërë në koordinim me Amerikën e Bashkësinë Ndërkombëtare. Ne vazhdojmë të kemi qëndrimin tonë dhe të jemi përkrah

LDK nuk do ta përkrah këtë iniciativë dhe do të jemi fuqishëm kundër dhe në asnjë rast nuk do të lejojmë që të rrezikohet shtetësia e Kosovës, shteti jonë dhe të kthehemi në rezolutën 1244.

Ne i besojmë njerëzve tanë, drejtësisë, miqve tanë, SHBA-së, BE-së dhe konsiderojmë se të gjitha veprimet duhet ti bëjmë me ata që kanë ndihmuar shtetin tonë, pavarësinë e shtetit të Kosovës.