Kryesia s’ka kuorum, dështon seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Speciales

Aktuale December 22, 2017 - 21:25

Kryesia e Kuvendit nuk ka pasur kuorum as në tentimin e dytë për ta mbajtur mbledhjen për ta caktuar seancën e jashtëzakonshme, meqë prezentë nuk ishin asnjëra prej partive opozitare e as përfaqësuesit e Listës Serbe, raporton zeri.info.

Me kërkesën e 43 deputetëve është kërkuar që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe të Prokurorisë Speciale.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se për mbledhjen e radhës do të njoftojë me kohë. /ZËRI/

 

Image

Image

Image

Image

Image