Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Aktuale December 22, 2017 - 19:44

Ka dështuar përpjekja e parë e Kryesisë së Kuvendit për t’i mbledhur votat e mjaftueshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, raporton “Zeri.info”.

Për shkak të mungesës së kuorumit ka dështuar kjo mbledhje, mirëpo është paralajmëruar që mbledhja e ardhshme do të mbahet në orën 21:00.

Ndryshe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit u bë me kërkesë të 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. /ZËRI/