Konjufca: Për 100 ditë Haradinaj ia rriti vetes pagën 100%, sa do e bëjë rrogën e vetë kur t’i bëjë 200 ditë?

Aktuale December 22, 2017 - 15:12

Glauk Konjufca ka thënë se për herë të parë të gjithë ministrat e Qeverisë Haradinaj po marrin pjesë në një seancë të Kuvendit.

Kjo, thotë ai, po ndodh pas vendimit të Haradinajt për t’ia rritë vetes pagën dhe ministrave e zëvendësministrave të tij.

“Nuk e pasna ditë që problem paska qenë te rritja e rrogave për me ardhë ju të gjithë. Leximi i buxehtit për herë të dytë po bëhet dy ditë pas vendimit të gabueshëm të kryeministrit për rritjen e pagave të vetes, ministrave e zëvendësministrave. Shumë ma mirë do të ishte ky vendim i keq me u pas marrë para buxhetit qe ne edhe në pasqyra të buxhetit me pa koston që do ta ketë Republika e Kosovës për këtë vendim, i cili unë mendoj se është konflikt i pastër interesi”, ka thënë Konjufca.