Veseli uron Nexhat Dacin për emërimin në krye të ASHAK-ut

Aktuale December 22, 2017 - 14:35

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Nexhat Dacin për zgjedhjet e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Veseli ka shprehur besimin e tij se nën udhëheqjen e akademikut Nexhat Daci, Akademia e Shkencave të Kosovës do të luajë rol tejet të rëndësishëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore në përgjithësi.

“I dëshiroj shumë sukses në detyrën e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Besoj se me udhëheqjen e tij, Akademia e Shkencave të Kosovës do të luajë rol tejet të rëndësishëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore në përgjithësi”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.